Murlan Arena joker mascot

Luaj Lojën e Letrave Murlan Online

Loja ikonike e letrave shqiptare me rrënjë të thella në kulturën shqiptare dhe më gjerë.

Murlan Arena ofron përzierjen e përsosur të gjithçkaje, qoftë për të mësuar rregullat, për të mprehur fokusimin dhe mendimin ose thjesht për të kaluar kohë të këndshme, është e disponueshme për të luajtur online dhe offline, falas në çdo kohë dhe kudo.

Luaj tani

Si të Luash

🎭 Konfigurimi i Lojës

  • Kur luani në Murlan Arena, mund të zgjidhni midis modaliteteve Solo dhe Ekip përmes çelësit tek këndi i sipërm majtas për të përcaktuar formatin e ndeshjes.
  • Para fillimit, duhet të zgjedhësh tre karaktere AI për të luajtur, secili i kategorizuar sipas nivelit të vështirësisë: I lehtë, Mesatar, I vështirë, Ekspert.
  • Kliko thjesht mbi karakteret e preferuara për t'i caktuar në pozicionet Majtas, Sipër dhe Djathtas për një përvojë loje të personalizuar.

⚡ Rregullat e Murlanit

1

Qëllimi i lojës është të zbrazësh të gjitha letrat nga dora, dhe luhet nga katër lojtarë rradhazi në drejtimin e akrepave të orës.

2

Lojtari me 3♠ fillon raundin e parë dhe duhet ta përfshijë atë në kombinimin e tij hapës.

3

Lojtari tjetër pyetet nëse dëshiron të mundë kombinimin me një tjetër me rang më të lartë, ose të mos bëjë asgjë dhe të kalojë radhën tek lojtari tjetër.

Kur të gjithë kalojnë radhazi, lojtari i fundit që ka luajtur ka të drejtë të luajë sërish.

Nëse ai ka mbaruar tashmë, radha e lirë kalon tek lojtari tjetër në radhë.

4

Raundi mbaron kur të gjithë lojtarët e kanë zbrazur dorën.

5

Lojtari i parë që zbraz dorën fiton 3 pikë, i dyti 2, i treti 1, dhe lojtari i fundit nuk fiton pikë.

6

Raundi i ri fillon me fituesin dhe humbësin e raundit të mëparshëm duke ndërruar letra.

Nëse humbësi ka të dy Xhokerët e Zi dhe të Kuq, nuk ndodh ndërrimi i letrave dhe fituesi duhet të fillojë me lëvizje të lirë.

Përndryshe, fituesi jep letrën e tij më të padëshiruar dhe merr letrën me rang më të lartë të humbësit. Humbësi pastaj duhet të fillojë raundin me lëvizje të lirë.

7

Loja mbaron në modalitetin solo kur një lojtar arrin i pari 11 pikë, ose në modalitetin ekip kur një ekip arrin bashkërisht 21 pikë i pari.

8

Në të dyja modalitetet kur disa kandidatë arrijnë pikët e synuara në të njëjtën kohë, objektivit i shtohen 10 pikë të tjera dhe loja vazhdon derisa të ketë vetëm një fitues.

🃏 Pako e Letrave

Murlan përdor 54 letra: 52 letrat standarde plus një Xhoker të Zi dhe një Xhoker të Kuq.
Të gjitha letrat shpërndahen në mënyrë të barabartë midis katër lojtarëve.

🎯 Rangu i Letrave

3 → 4 → 5 → 6 → 7 → 8 → 9 → 10 → J → Q → K → A → 2 → Xhoker i Zi → Xhoker i Kuq

🔗 Kombinime të luajtshme

  • Teke — Një letër p.sh. 3
  • Dyshe — Dy letra të të njëjtit rang p.sh. 3-3
  • Treshe — Tre letra të të njëjtit rang p.sh. 3-3-3
  • Shkallë — Pesë ose më shumë letra radhazi p.sh. 3-4-5-6-7
  • Katërshe (Bomba) — Katër letra të të njëjtit rang p.sh. 3-3-3-3
  • Ngjyrë — Pesë ose më shumë letra radhazi të të njëjtës shenjë p.sh. 3-4-5-6-7
  • Teket, Dyshet, Treshet dhe Shkallët janë lloje normale kombinimesh dhe mund të luhen vetëm në radhë të lirë, ose për të mposhtur lëvizje me rang më të ulët të të njëjtit lloj dhe madhësi
  • Katërshet (Bombat) janë lloje speciale kombinimesh dhe mund të mposhtin çdo kombinim të rregullt, duke u mposhtuar vetëm nga një Katërshe (Bombë) me rang më të lartë ose Ngjyrë
  • Ngjyra është lloji më i fortë i kombinimit pasi mund të mundë çdo gjë, duke u mposhtuar vetëm nga një Ngjyrë e rangut më të lartë të të njëjtës madhësi
  • Xhokerët e Zi dhe i Kuq nuk mund të kombinohen dhe mund të luhen vetëm si Teke
  • Shkallët dhe Ngjyrat mund të përmbajnë Asë (p.sh. A-2-3-4-5-6-7-8-9-10-J-Q-K-A) ose 2-sha (por vetëm në fillim p.sh. 2-3-4-5-6-7-8-9-10-J-Q-K-A)

💡 Këshilla & Strategji

1. Ruaji letrat e tua të forta

Mos luaj kombinimet e tua të forta shumë herët nëse ke dorë të dobët në përgjithësi.
Përdori strategjikisht për të rifituar kontrollin kur kundërshtarët janë gati të mbarojnë.

2. Ndërto kombinime të mira

Kërko shkallë dhe ngjyra në dorën tënde.
Luajtja e 5+ letrave njëherësh është lëvizje e fortë por mos e prish një ngjyrë të mundshme!

3. Dij kur të kalosh rradhën

Ndonjëherë kalimi strategjik i rradhës është më i mirë se humbja e një letre të fortë.
Lëri të tjerët të luftojnë ndërsa ruan lëvizjet e tua më të mira.

4. Gjurmo letrat e luajtura

Kujdes ndaj letrave të larta që janë luajtur.
Të dish që të dy Xhokerët kanë dalë ndryshon rrënjësisht strategjinë tënde dhe vlerën e 2-shave.

5. Ndihmoje shokun e ekipit

Kur të luash në modalitetin ekip kujdes lëvizjet e shokut tënd të ekipit.
Duhet të përpiqesh ta bësh edhe atë fitues dhe të dëmtosh kundërshtarët.

❓ Pyetje të Shpeshta

Mund të luaj në celular?

Po!
Murlan Arena mund të luhet në të gjitha shfletuesit e internetit dhe së shpejti do të jetë në App Store dhe Google Play.
Ndërfaqja është e optimizuar për të gjitha tabletat dhe celularët.

Mund të luaj në modalitetin ekip?

Po!
Murlan Arena ofron modalitetin solo dhe ekip.
Ju mund të zgjidhni lirisht kundërshtarët dhe shokët tuaj të ekipit.

Mund të luaj me miqtë?

Platforma online është në planin e ardhshëm.
Së shpejti më shumë!